Shkolla e Futbollit ‘El Clasico’ nga Vushtrria, shkëlqen në Durrës

Shkolla e Futbollit ‘El Clasico’ nga Vushtrria, e ka fituar turneun ndërkombëtar të organizuar në Durrës për grupmoshën U-13, turne i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në këtë turne morën pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

‘El Clascio’ drejtohet nga trajnerët Faton e Besart Cecelia, ndërkohë që drejtor i shkollës, është Hajrush Dushi.