Shkolla e futbollit “Drenasi”, fituese e turneut “Kupa e Bregdetit 2015”

Shkolla e Futbollit “Drenasi” nga po ky qytet, fitoi turneun “Kupa e Bregdetit 2015”, në konkurrencat U-11 dhe U-13 të mbajtur në Golem të Durrësit. Në finale të U-11, “Drenasi” mposhti Vitinë në një ndeshje te dominuar dhe shumë të mirë nga drenicasit. Ndërkohë, pozitat dy dhe tre në këtë grupmoshë i takuan Vitisë, përkatësisht Kukësit.

Në grupmoshat U-13, ishte Sh. F. Drenasi që në finale mposhti skuadrën tjetër nga ky qytet, Feronikelin 1:0, për tu shpallur kampion edhe më U-13. Pozita e tretë më këtë gjeneratë i takoi Vjosës nga Shtimja. Në këtë fazë morën pjesë edhe skuadrat, Kosova e Prishtinës, Rilindja (Prishtinë) Prizrenspor (Prizren) Horizonti (Synej).

Ky turne u organizua nga Hotel ‘Ideal’ në Golem. Hotel në të cilin ishin akomoduar të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Faza e dytë nis me 2 Korrik me grupmoshat U-15 dhe U-17.