Shkodran Mustafi vjen me një deklaratë interesante

Shënuesi i golit të vetëm të Valencisë në bazarimin 1:1 me Atletico Madridin në udhëtim, Shkodran Mustafi, ndihet mjaft i lumtur me barazimin e marrë.

“Nëse nuk mund të fitosh, provo të mos humbësh… Ne sollëm në shtëpi një pikë të rëndësishme”, shkroi mbrojtësi shqiptar në ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’.

Për të ishte goli i parë këtë vit me Valencinë. Ai realizoi me kokë.