Shlodran Mustafi ka bërë një postim në “Twitter” që mund t’i hidhërojë tifozët gjermanë dhe tifozët zviceranë.
Mbrojtësi i kombëtares gjermane, por me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka postuar në “Twitter” një fotografi së bashku me shokët e tij të skuadrës: Granit Xhakën, Mesut Ozil, Mohammed El Neny, Per Mertesacker dhe Sead Kolasinaç.
Mustafi i vendosi flamujt e secilit vend prej nga vijnë të gjashtë futbollistët që kishin dalë në foto, një ditë para ndeshjes së dytë në Premierligë me Stoke City.
Për veten e tij, ai vendosi flamurin shqiptar, ndërsa për shokun e tij të skuadrës, Granit Xhakën, atë të Kosovës.
Për këtë postim mund të reagojnë gjermanët, që ndoshta kanë pritur që shqiptari të vendosë flamurin e tyre përderisa përfaqëson Gjermaninë.