Shkodran Mustafi kompleton transferimin te Levante

Shkoadran Mustafi karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.

Levante ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Shkodran Mustafin, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ka nënshkruarë kontratë dy-vjeçare me ekipin spanjoll të vlefshme deri në qershor të vitit 2023 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mustafi së fundmi ishte pjesë e Schalkes, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve si Everton, Arsenal, Sampdoria dhe Valencia.

Mbrojtësi, tashmë ka përfunduar testet mjekësore dhe sot do ti bashkohet ekipit në stërvitje.

Faulli që tërboi Manajn, gjyqtari i mohoi penallti të pastër pa shikuar VAR-in (VIDEO)

Miralem Pjanic bëhet me skuadër të re, bashkohet me Besiktasin