Shkodran Mustafi ka oferta edhe nga klubet turke

Futbollisti shqiptar që luan te Schalke, Shkodran Mustafi, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Turqisë.

Gazeta e njohur gjermane “Bild”, ka raportuar se Mustafi ka ofertë nga Serie A dhe Bundesliga, por ai është më afër të transferohet në Turqi.

Ende nuk është bërë e ditur skuadra, por besohet të jetë një nga top 4 klubet turke.

Shkodran Mustafi ka oferta edhe prej Turqisë

Afati kalimtar për Mustafin pritet të jetë i nxehtë pasi Schalke me shumë gjasa do të bie nga Bundesliga.

Shkodrani aktualisht gjendet te skuadra e Schalkes në Bundesligë, pas aventurave edhe në Spanjë te Valencia, në Itali te Sampdoria dhe në Angli te Arsenali e Evertoni.