Shkodran Mustafi, befasia e javës

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Valencia gjatë afatit kalimtar të janarit. “Fichajes.net” shkruan që klubi gjerman, FB Leipzig, e ka gati ofertën për mbrojtësin shqiptar.

Skuadra që garon në kategorinë e dytë të futbollit gjerman dhe që pritet të inkuadrohet këtë sezon në Bundesligë, ka një fuqi të madhe financiare dhe për këtë arsye pritet që ta bindë Mustafin, përcjellë “Lajmi.net”.

Nuk janë bërë publike ende detajet tjera rreth ofertës, por ajo pritet të niset drejt Spanjës shumë shpejtë.