Shkëndija vazhdon edhe për dy vite kontratën me mesfushorin e njohur

KF Shkëndija njofton për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Bruno Dita.

Kështu Dita edhe në periudhën në vazhdim do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, duke nënshkruar kontratë të re dy vjeçare dhe duke u lidhur me klubin shqiptar deri në verën e vitit 2024.

“Jam shumë i lumtur që sot nënshkrova kontratë të re me Shkëndijën dhe që do të vazhdoj edhe për dy vite tjera të mbaj fanellën kuqezi. Falënderoj drejtuesit e klubit që mundësuan vazhdimin e kontratës, por ka qenë edhe dëshirë e imja që të vazhdoj të jem pjesë e Shkëndijës. Posaçërisht më vjen mirë që do të vazhdoj qëndrimin në qytetin e Tetovës sepse e ndjej që jam lidhur edhe shpirtërisht me Tetovën. Në Shkëndijë kemi formuar një grup të mirë dhe jam i bindur se në periudhën në vazhdim do të shënojmë sukseset e radhës me Shkëndijën, ndërsa unë premtoj se do të jap maksimumin për këtë fanellë” tha Bruno Dita pas nënshkrimit të kontratës së re me kuqezinjtë.

Qendrim Zyba: Jam i lumtur që ndava pesë vite me Prishtinën

Kastriot Selmani ndan rrugët me Llapin, flet për periudhën tek klubi dhe ofertat