Shkëndija sot luan ndeshjen e jetës

Gjithçka është gati. Tifozët nga të gjithë trojet janë mobilizuar për të mbështetur Shkëndijën e cila sot luan me ekipin Gent nga Belgjika dhe të kualifikohet për në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Më herët Shkëndija kaloi ekipe të mëdha si: Mllada Bolesllav nga Çekia, Neftçin nga Azerbeijxhani dhe Cracovia nga Polonia.

Lojën e luajtur në Belgjikë Shkëndija e humbi me rezultat 2 me 1, edhe pse e para kaloi në epërsi me Besart Ibrahimin në minutën e 9 të ndeshjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për ndeshjen e kthimit të gjithë janë optimist se ”kombëtarja e shqiptarëve të Maqedonisë” do të kualifikohen nnë fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Dje, trajneri dhe kapiteni i Shkëndijës ishin optimistë për fitore dhe kualifikim.

”Për ne kjo tregon se sa e rëndësishme është kjo lojë për ne si ekip dhe futbolldashësit. Kemi rezultat të mirë që mund të na kualifikojë në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.” deklaroi Bruno Akrapoviç, trajner i Shkëndijës.

”Në ndeshjen që do të luajmë nesër e dijmë që do të kemi përballemi me një kundërshtarë të fortë. Ne kemi ekip që mund të përballojë një ekip siç është Genti. Besoj se të gjithë do të japim më të mirën nga vetja për t’u klasifikuar në grupet e Europa Ligës. Do të jetë ndeshje e vështirë por si kjo ndeshje ne kemi kaluar edhe tre ndeshje tjera të vështira. Siç kemi ardhë deri këtu, mendoj se do të vazhdojmë edhe më tutje.” tha Ferhan Shabani, kapiten i Shkëndijës.

Nga të gjithë shtetet fqinje janë mobilizuar tifozë për të mbështetur Shkëndijën.