Shkëndija shtrin dorën e pajtimit: Stop urrejtjes mes dy tifozerive

Klubi i Shkëndijës ka reaguar në lidhje me ngjarjen aspak të hijshme që ndodhi në duelin e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndaj Shkupi. Trazirat nuk munguan në duelin mes dy ekipeve shqiptare, që u zhvillua në stadiumin e Çairit, Shkup.

Ndeshja u ndërpre pas futjes në fushë të disa pjesëtarëve të “Shvercerave”, të cilët sulmuan lojtarët e Shkëndijës pas golit të realizuan këta të fundit. Skena dhune shpërthyen në fushë, ndërkohë që Federata vendosi t’i dhuronte skuadrës nga Tetova fitoren 0-3 në tavolinë.

Në komunikatën zyrtare, Shkëndija bën thirrje që të ndalet urgjentisht urrejtja dhe fanatizmi i skajshëm mes Shvercerave dhe Ballistëve, tifogrupeve që mbështesin Shkupin dhe Shkëndijën, njëkohësisht dy prej grupimeve ultras më të mëdha shqiptare.

KOMUNIKATA E SHKËNDIJËS

Futbolli në fakt është garë, por brenda punës për arritje të objektivave, si qëllim ka afrimin e njerëzve, argëtimin, kënaqësinë dhe relaksin e publikut që i ndjek ata që e bëjnë garën! Futbolli bashkon popuj të ndryshëm, e jo të kundërtën! 

Konkretisht, potencojmë se qëndrimi i sponsorit të Shkëndijës është i palëkundur në këtë drejtim: “NË ASNJË MËNYRË NUK FINANCOJMË DIÇKA QË PRODHON DHUNË!” 

Pas gjithë asaj që ndodhi në Çair në ndeshjen e ndërprerë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, ne si klub kësaj here NUK DALIM me komunikatë për të dënuar sulmin ndaj futbollistëve tanë në terren, gjuajtjet me flakadanë e gjësende të forta nga tribuna, sharjet dhe ofendimet apo edhe sulmet nga individë të caktuar drejt autobusit të ekipit tonë në largim nga qyteti i Shkupit. 

KF Shkëndija si klub bën thirrje për të ndalur urgjentisht këtë urrejtje e fanatizëm të skajshëm ndërmjet dy tifozerive, që tashmë nuk dëmtojnë vetëm klubet tona, por tashmë edhe qytetarë të pafajshëm që mbase edhe nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

Nuk është roli i KF Shkëndijës të përcaktojë se kush e nisi, kush e vazhdoi, cili ka më shumë e kush më pak faj! 

Shkëndija thotë shkurtë dhe qartë, STOP URREJTJES DHE SKENAVE TË PAHIJSHME në ndeshjet tona!

Nuk pretendojmë në asnjë moment bashkimin e dy tifozerive, apo eliminimin e rivalitetit e garës sportive në terren dhe asaj për krijimin e atmosferës sa më të mirë në tribunë! Përkundrazi, vlerësojmë se rivaliteti i bën mirë garës. Por, asesi të tejkalohen kufijtë e të së lejuarës! Dihen kushtet për zhvillimin e një ndeshje, është e qartë se çka kanë të drejtë tifozët dhe çka jo!

Fundja, futbolli luhet për spektatorët. Por kur këta të fundit ndikojnë drejtpërdrejtë për ndërprerjen e një ndeshjeje, atëherë është e qartë se është kaluar vija e kuqe e veprimit të tyre. Prandaj gjithnjë e më shumë po pengohet udhëtimi i tifozëve mysafirë. Nuk i lejon policia, nuk i pranon ekipi vendas e tashmë vijmë në situatë që edhe klubi i vet ta pësojë rëndë sjelljen e atyre që thonë se më së shumti e duan klubin.

Vazhdon shkëlqimi i Jetmir Topallit në Turqi, sulmuesi kosovar shënon përsëri (VIDEO)

Pjesa e parë: Llapi në epërsi të dyfishtë ndaj Ballkanit, pa gola në derbin Gjilani – Drita