Shkëndija shkarkon Shpëtim Duron

Drejtuesit e KF Shkëndija kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm Shpëtim Duro, duke emëruar automatikisht boshnjakun Bruno Akrapoviç si shef të ri të stafit teknik.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Shkëndijës në internet.

Shkaktari kryesor i ndërprerjes së bashkëpunimit me ish-trajnerin e Partizanit, Shpëtim Duro, kanë qenë rezultatet e dobëta. /Olle