Shkëndija shënon ndaj Shkupit, Shvercerat futen në fushë për të sulmuar futbollistët tetovarë  (Video)

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet derbi i madh shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijës në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Në minutën e nëntë mysafirët nga Tetova kanë kaluar në epërsi me golin nga Elezi.

Por gjatë festës ka eskaluar situata me tifozët e Shkupit që u futën në fushë në tentim për t’i sulmuar futbollistët e Shkëndijës.

Aty pati përleshje derisa u desh intervenimi i njësisë speciale për t’i ndarë palët. /Gazeta Olle/

Momentin e tensionit mund ta shikoni nga minuta e nëntë e ndeshjes

 

 

Real Madridi synon transferimin e dy yjeve nga Serie A

Përfundojnë pjesët e para në Albi Mall Superligë: Në dy ndeshje mysafirët në epërsi, baras në Malishevë