Shkëndija shënon fitore të madhe në Rumani, kualifikohet në raundin e tretë

Shkëndija ka shënuar një fitore me rëndësi të madhe, duke siguruar kualifikimin në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia Veriore, Shkëndija ka shënuar fitore minimale në udhëtimin në Rumani, kundër Botosani.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi B. Ibraimi, në minutën e 2’ të takimit.

Në këtë ndeshje, Shkëndija luajti me 10 lojtarë për rreth 25 minuta lojë.

Në fund, shqiptarët nga Maqedonia Veriore arritën të ruajnë epërsinë e një goli, dhe tashmë kalojnë në raundin tjetër kualifikues.