Shkëndija shembull për klubet shqiptare, prezanton fanellat e reja para nisjes së sezonit (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka prezantuar sot uniformat e reja të skuadrës për sezonin 2017-2018.

Kuqezinjtë u paraqitën në tre turet e para kualifikuese të Ligës së Evropës me uniformat e sezonit të shkuar.

Ndërkohë duke filluar që nga takimi i fundjavës ndaj Vardarit, i cili hap kampionatin maqedonas, e më tej, ata do të veshin modelet e reja.

shkendija 12

Përballja prestigjioze në “play-off”-in e Ligës së Evropës ndaj Milanit do t’i gjejë tetovarët edhe me “fytyrë” të re, duke krijuar imazhin e një klubi sa më profesionist që të jetë e mundur.

VIDEO