Shkëndija në kërkim të trajnerit, i pari në listë është një trajner i huaj

Shkëndija me të përfunduar sezoni i rregullt në elitën e futbollit vendor është vënë në kërkim të një trajneri të ri, i cili do udhëhiqte skuadrën si në garat europiane, ashtu edhe në sezonin e ardhshëm në futbollin vendor, e  ku për detyrë trajneri i ri do të kishte rikthimin e titullit në Tetovë.

Siç mëson “infOSport.mk”, javë më parë drejtuesit e Shkëndijës kanë kontaktuar strategun kroat, Dino Skender, i cili së fundmi drejtonte ekipin slloven të Olimpija.

Me këtë skuadër, Skender e kishte mbyllur me 20 mars, ndërsa që nga atëherë është në pritje të ofertave serioze, e një ndër ta pa dyshim se është kjo e Shkëndijës, që edhe herën e fundit kishte trajner nga jashtë vendit, boshnjakun Bruno Akrapoviç.

Ndryshe 38-vjeçari kroat, i cili preferon formacionin 4-4-2, karrierën e trajnerit e kishte nisur te skuadra e vendlindjes së tij, Osijek, duke drejtuar fillimisht ekipin e të rinjëve, e më pas edhe ekipin e parë, edhe atë në 22 ndeshje gjatë vitit 2019-të.

Ai më pas te Osijeku kishte luajtur edhe rolin e koordinatorit të shkollës së futbollit, ndërsa qershorin e vitit 2020 pranoi ofertën e skuadrës së njohur sllovene të Olimpija, të cilën skuadër e ka udhëhequr në dy periudha të ndryshme.

Skender skuadrën sllovene e kishte udhëhequr në gjithsej 47 ndeshje, duke regjistruar 23 fitore, 12 barazime dhe 12 disfata. (infOSport.mk)

Peja organizon ‘Lasko Fan Zone’ para palestrës Karagaçi

Pas një periudhe fantastike, Elon Berisha largohet nga Ramiz Sadiku dhe mbetet trajner i lirë