Shkëndija, largim i dhimbshëm nga Liga e Evropës

Shkëndija nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim pa gola kundër Aberdeen.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1 dhe falë golit si mysafirë skuadra skoceze kalon në turin e ardhshëm.

Shkëndija nuk ishte inferiore për asnjë çast kundër skocezëve ndërsa në fund të ndeshjes kishin një rast shumë të mirë për të kaluar tutje.

Skuadra e vetme shqiptare në Ligën e Evropës mbetet Kukësi.