Shkëndija kualifikohet pa lodhje në Kupë

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar pa shumë lodhje për në raundin tjetër të Kupës së Maqedonisë.

Pas fitores 0-2 në fushën e Rabotniçkit, kuqezinjtë në ndeshjen e kthimit kanë barazuar me shifrat 0-0 bë fushën e tyre.

Skuadra shqiptare kishte luksin për të luajtur lirshëm teksa nuk u sforcuan aspak në këtë përballje.

Pas këtij kualifikimi në Kupë, tashmë vëmëndja e Shkëndijës është kthyer në kampionat, aty ku pres Vardarin këtë fundjavë.