Shkëndija e Tetovës mbyll bashkëpunimin me trajnerin

Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjve, Artim Shaqiri.

Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF Shkëndija falënderoi Artim Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi.

Shkëndija barazoi në xhiron e fundit 1:1 kundër Makedonija GP në Tetovë.

Besa Famgas e Rahoveci të martën mësojnë kundërshtarët evropianë

Lewandowski ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij – zbulohen detajet