Shkëndija e Tetovës kërkon tre futbollistë kosovarë

Shkëndija e Tetovës kërkon ‘brumë’ në futbollin e Kosovës. Ky klub i ka lëshuar ‘radarët’ në Kosovë, me ç’rast po kërkon futbollistë kualitativ.

Gazetaolle.com mëson se kjo skuadër është duke u interesuar për tre futbollistë të Hajvalisë. Fjala është për mbrojtësin Arbër Prekazi, dhe mesfushorët Mërgim Pefqeli e Shkëlqim Pacolli.

Shkëndija e mbylli kampionatin në Maqedoni në vendin e tretë me 59 pikë dhe do të marrë pjesë në fazën preliminare të Ligës së Evropës.