Shkëndija e poshtëroi Vardarin me rezultat të thellë, talljen e vazhdon edhe në rrjete sociale!

Shkëndija e ka deklasuar me rezultat “tenistik” skuadrën e Vardarit.

Të drejtuarit e Ernes Gjokës kanë triumfuar me rezultat 1 me 6 ndaj skuadrës maqedonase, që tradicionalisht ka qenë rival i përbetuar i skuadrës shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Ishte një gol i Mirchevskit që i dha epërsinë vendasve të Vardarit, por më pas Shkëndija e demoloi plotësisht skuadrën maqedonase.

Dy gola nga Ibraimi dhe nga një nga Ramdani, Doriev, Hebaj dhe Elezi i dhanë fitoren e madhe skuadrës së Gjokës.

Rezultati ishte aq i thellë sa që skuadra shqiptare gjeti kohë për tu tallur me kundërshtarin.