Shkëndija e merr në huazim Ennur Totren nga Vorskla

Ennur Totre sërish pjesë e Shkëndijës. Mesfushori është prezantuar sot si lojtari më i ri i kuqezinjve.

Në fakt bëhet fjalë për një rikthim në Tetovë, aty ku 26-vjeçari ka fituar më parë tre tituj kampionë dhe dy Kupa të Maqedonisë së Veriut gjatë aventurës 7-vjeçare.

Totre është huazuar deri në fund të sezonit nga ukrainasit e Vorskla, ekip ku u transferua verën e kaluar nga Tirana për shumën 250 mijë euro.

Është ndjenjë shumë e bukur sërish të kthehem në shtëpi, në klubin ku u rrita dhe u afirmova si futbollist. Shkëndija ka vend të veçantë në jetën time dhe jam shumë i lumtur që sërish do të mund të kontribuoj për këtë fanellë.

Falënderoj klubin për këtë mundësi dhe shpresoj që bashkarisht të realizojmë objektivat”, u shpreh futbollisti nga Tetova.

Totre ishte pjesë e Tiranës në Superiore sezonin e fundit. Me bardheblutë shkëlqeu në mesfushë dhe ia doli të shpallej kampion i Shqipërisë.

Tani synon të ndihmojë skuadrën e zemrës për të fituar titullin kampion. Shkëndija renditet në vendin e tretë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, me 9 pikë dhe një ndeshje më pak se Struga kryesuese.

Drita transferon mbrojtësin ganez Ovouka

Llapi përfundon fazën përgatitore në Antalya, sonte rikthehet në Kosovë