Shkëndija e mbyll aventurën evropiane pa asnjë fitore dhe gol të shënuar

Skuadra e madhe shqiptare, Shkëndija eleminohet nga Liga e Konferencës.

Pas dy disfatave ndaj skuadrës sllovene të Mura (0:5, 0:1) në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, skuadra tetovare u mund edhe në të dyja ndeshjet e Ligës së Konferencës, këtë herë nga skuadra letoneze e FC Riga.

Pas disfatës 2:0 në Letoni, “kuqezinjtë” sonte në arenën “Todor Proeski” pësuan disfatë 1:0, duke u eliminuar kështu edhe nga Liga e Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për ekipin e FC Riga e realizoi Soisalo në minutën e 52-të, duke i siguruar skuadrës së tij një vend për në turin e tretë të këtij kompeticioni më të ri futbollistik.

Sezon ky për tu harruar nga Shkëndija në Europë, aty ku shpresojmë të shohim një skuadër më ndryshe “kuqezi” sezonin e ardhshëm.

Prishtina mbetet skuadra e vetme kosovare në Evropë, kalon tutje përkundër humbjes nga Connah’s

Presidenti i Dritës, Bunjaku: Ne nuk kënaqemi asnjëherë me humbje, por jemi të kënaqur kur mbrohet denjësisht fanella dhe luhet për stemën