Shkëndija do të takohet me FC Ararat Jerevan nga Armenia

FC Ararat nga Jerevani i Armenisë është kundërshtari i parë në ndeshjet në garat evropiane në suaza të Ligës së Konferencës. Do të jetë ky sezoni i 11-të dhe i 9-ti radhazi që kuqezinjtë marrin pjesë në ndeshjet në garat evropiane.

Shorti i xhiros së parë eliminatore i hedhur sot, për kundërshtar të kuqezinjve e caktoi ekipin armen FC Ararat nga Jerevani. Ndeshja e parë do të luhet më 7 korrik në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit në Armeni do të luhet më 14 korrik.

FC Ararat, i njohur si Ararat Yerevan është klub që luan në kampionatin e Armenisë. Është skuadër e themeluar që në vitin 1935, e që këtë vit përfundoi në vendin e katërt në Premier Ligën Armene. Është ky sezoni i 13-të në historikun e kësaj skuadre që merr pjesë në garat në kompeticionet evropiane.

Omer Bunjaku flet pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve

Zyrtare: Drita prezanton Kastriot Selmanin