Shkëndija dhe Shkupi kalojnë raundin e parë të Kupës

Shkëndija dhe FC Shkupi kanë kaluar me sukses raundin e parë të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija fitoi ndaj Kit Go me rezultat 0-2, ndërsa Shkupi realizoi fitore minimale ndaj Veleshtës prej 0-1 për të kaluar në raundin tjetër, shkruan Gazeta Olle.

Golat për kuqezinjtë erdhën në minutën e 23-të nga Arbër Shala dhe një tjetri në minutën e 92-të nga ana e Lupco Doriev, i cili mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare, duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Ndërkohë FC Shkupit i ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar nga Marko Gjorgjievski në minutat shtesë të pjesës së parë përballë Veleshtës për të siguruar një vend për 1/8 e finales.

/Gazeta Olle/

 

Sulmuesi brazilian rrëfehet për aventurën te Ulpiana, tregon synimin e madh të klubit

Zyrtare: Solskjaer pushon pesë lojtarë për ndeshjen me West Hamin