Shkëndija bën një goditje të madhe duke transferuar sulmuesin brazilian

Shkëndija bën prezantimin e radhës. Klubi tetovar njofton se ka afruar sulmuesin brazilianin 26-vjeçar Vagner Gonçalves, i cili ka nënshkruar kontratë 2- vjeçare.

Vagner Gonçalves së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Dnipros nga Ukraina, ndërsa prej muajit mars deri në muajin qershor të këtij viti në formë huazimi ka luajtur për ekipin e Dila Gori nga Gjeorgjia.

“Jam i emocionuar që gjendem në Tetovë dhe që do të luaj për Shkëndijën. Ashtu siç e kam dëgjuar, Shkëndija ka krijuar një skuadër mjaft kualitative dhe mua më vjen mirë që do të jem pjesë e kësaj skuadre. Shkëndija ka shumë lojtarë cilësorë dhe luan futboll të shpejtë, dhe mendoj se pikërisht kjo është që mua më shumë më përgjigjet si pjesë e repartit sulmues. Jam lojtar që gjithmonë jap maksimumin nga vetja dhe besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve do të arrijmë suksese me të cilat edhe tifozët do të jenë të kënaqur”, – deklaroi Vagner Gonçalves.

BNE përfundojnë në vendin e dytë në turneun Elisa Invitational

Goli i bukur i Fisnik Asllanit në fitoren e thellë të Hoffenheim (Video)