Shkëndija barazon në fushën e vet

Shkëndija e Tetovës nuk ka mundur të kalojë skocezët e Aberdeenit, me të cilët luajti 1:1 në stadiumin ‘Filipi 2’ në Shkup.

Quin kaloi mysafirët në epërsi në minutën 79, kurse maqedoni Kiroski barazoi pesë minuta më vonë.

Skuadra që do të shkojë tutje, do të vendoset pas takimit të kthimit që luhet në Skoci, pas një jave.