Shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, merret vendimi për Currin dhe Lushtakun

Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri dhe kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti në ndeshjen e Kupës në mes të Prishtinës dhe Drenicës.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore, Komisioni Disiplinor vendosi që t’i dënojë me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK, shkruan Gazeta Olle.

Vendimi i plotë nga Komisioni Disiplinor:

Ndimëstrajneri i FC ”Prishtina” Debatik Curri nr ID.000624M83. Në minutën e 108-të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i FC ”Drenica”, Tahir Lushtaku nr ID.010175M70. Motivi: Në minutën e 108të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica. . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

/Gazeta Olle/

FFK fillon projektin “Futbolli në shkolla”

Telashe për Dukagjinin, Dallku dhe Nikoliç dënohen pas ngjarjeve në ndeshjen e Kupës ndaj Gjilanit