Shkëmbimi Denison-Limaj, gjithçka mbetet e hapur mes Dinamos dhe Ballkanit

Ditët e fundit në kampin dinamovit është përfolur shumë një shkëmbim i mundshëm i Denisonit me Limajn e Ballkanit.

Kjo pistë vazhdon të mbetet e hapur, por duhet theksuar se nuk është e thjeshtë. Ballkani do të paguajë edhe një shumë eurosh te Dinamo për të marrë shërbimet e brazilianit, që e njeh mirë kampionatin kosovar, ku është aktivizuar me Drenicën.

Blutë ndoshta mund të humbasin diçka, sepse bëhet fjalë për një lojtar me kualitet, aktualisht Denison është shënuesi më i mirë i skuadrës me 5 gola, por atij i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe kështu mund të fitojnë në aspektin financiar.

Dinamo ka nevojë ndërkohë për një lojtar si Limaj, për të cilin trajneri Ilir Daja nuk pranon që klubi ta lëshojë, pasi ka nevojë për të, pas shitjes së Zybës.

Bruno Guimaraes bën një gjest të madh, shkëmben fanellën me një pako çokollada me një tifoze

Zyrtare: Liria ndanë rrugët me trajnerin Mirsad Jonuz