Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes: Llapi e meritoi fitoren

Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim te Llapi, humbje që ia humb edhe pozitën e parë në tabelë.

Vendasit triumfuan me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Edon Sadriu.

Pas ndeshjes trajneri Blendi Shkëmbi ka thënë se vendasit e merituan fitoren në këtë sfidë.

“Paraqitje e dobët e jona në përgjithësi, kemi shfaqur shumë tension dhe nuk e kishim qetësinë dhe qartësinë, ashtu siç kemi stërvitur. Do të mundohemi t’i menaxhojmë më mirë nervat dhe situatat e lojës. Llapi e meritoi fitoren, megjithëse realizoi me gabimin tonë. Ne nuk bëmë asgjë në fazën e sulmit dhe për këtë duhet të punojmë më tepër”.

Tutje Shkëmbi ka thumbuar disa nga lojtarët e tij, duke thënë se pa luftuar nuk mund ta fitojnë titullin.

“Pa i hequr meritat kundërshtarit, por mendoj që problemi ishte te skuadra jonë. Megjithatë janë shumë ndeshje deri në fund dhe duhet të përmisohemi. Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar akoma se pa luftuar nuk mund të dalësh kampion”, tha Shkëmbi për ‘Art Sport’.

Ballakani tashmë zë vendin e dytë me 45 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri, Drita.

/Gazeta Olle/