Shkëmbi: Një derbi i madh mes klubeve me traditë, dalim me rezultat pozitiv

Liria ka mbaruar seancën e fundit stërvitore të shtunën, një ditë para sfidës së parë që ka Liria dhe Bledi Shkëmbi në kampionatin e Kosovës, të dielën me Vllaznimin në Gjakovë.

Ai dhe skaudra që drejton shprehen optimist.

“Kam dëgjuar se ndeshjet mes Lirisë dhe Vllaznimit kanë kurreshtjen e opinionit sportiv në Kosovë. Poashtu, di edhe për rivalitetin dhe traditën që kanë klubet. Ne, ka kohë që jemi duke punuar shumë. Me respektin më të madhë do t’i qasemi ndeshjes. Do të luajmë fortë, ashtu që të dalim me rezultat pozitiv”, deklaroi Shkëmbi.

Për fitore do të hyjë edhe Vëllaznimi i Ismet Munishit.

Sfida do të luhet sot prej orës 17:00.