Shkëmbi ndryshon stol, tani është selektor i Shqipërisë u17

Bledi Shkëmbi merr drejtimin e Përfaqësueses së 17-vjeçarëve.

Vetëm pak ditë pasi ishte emëruar në krye të stolit të ekipit të 19-vjeçarëve, tekniku korçar ka ndryshuar stol duke marrë përsipër një detyrë të rëndësishme , atë të drejtimit të skuadrës së 17-vjeçarëve.

Në fakt edhe pse merr një ekip zinxhir të moshës më të ulët, për Shkëmbin mund të konsiderohet padyshim një “ngritje në detyrë”, duke qenë se merr përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr grupin drejt një eventi historik, Finaleve të Kampionatit Europian për moshën e 17-vjeçarëve që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në vendin tonë.

Shqipëria si vend mikpritës ka siguruar bashkë me të drejtën e organizimit dhe atë të pjesëmarrjes në Euro 2025 për moshën U-17 duke qenë një ndër 8 skuadrat protagoniste në fazën finale të kompeticionit kontinental që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë Shkëmbi merr përsipër të formojë grupin që do të përfaqësojë flamurin kuqezi në eventin madhor futbollistik duke u bërë në këtë mënyrë trajneri i tretë pas De Biasit dhe Sylvinhos që drejton një ekip kombëtar në fazën finale të një Europiani. Ndërkohë për sa i përket stolit të 19-vjeçarëve, drejtimi i tij do të merret nga Julian Ahmataj, i çliruar tanimë nga të gjitha detyrimet kontraktuale me Tiranën.

 

Interesim i lartë nga tifozët kuqezinj, ja sa bileta janë shitur deri tani për miqësoren e Shqipërisë me Kilin

Kosova përfundon stërvitjen dhe udhëton me optimizëm drejt Armenisë