Shkëlzen Gashi e nis me gol

Shkëlzen Gashi e ka nisur me gol edhe rikthimin e tij tek Baseli, pas pushimit të verës. Ai shënoi sot në miqësoren ndaj PSV, të fituar 3:2.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën 22 nga penaltia.

Gashi ka vendosur që edhe në edicionin e ri të vesh fanellën e Baselit.

Sezoni i ri në Zvicër nis javën e ardhshme.