Shkëlzen Gashi drejt Gjermanisë?

Paraqitjet e shkëlqyera të Shkëlzen Gashit me Baselin, kanë filluar të tërheqin vëmendjen e skuadrave të mëdha të futbollit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Zvicër, është Schalke 04 që seriozisht ka hyrë në garë për të nënshkruar me anëtarin e kombëtares shqiptare. Skuadra gjermane pritet që gjatë verës, t’i bëjë një ofertë të majme Baselit, për Gashin dhe kerkon me ngulm qe te trasnferoje lojtarin, i cili pelqehet shume nga trajneri Di Mateo. Sipas mediave zviceriane Shalke do te ofroje 8-10 milione euro per Gashin.

Në rast transferimi te Schalke, Gashi do të bashkohej me talentin shqiptar të kësaj skuadre, Donis Avdijaj, që është i huazuar në Austri te Sturm Graz.