Shkëlqimi në fitoren e Konyas, Bytyqi e Cikalleshi në formacionin e javës në Turqi

Po vazhdon shkëlqimi i yjeve shqiptar në Superligën e futbollit të Turqisë.

Zymer Bytyqi dhe Sokol Cikalleshi kanë siguruar me plot meritë vendin në formacionin e javës, shkruan Gazeta Olle.

Futbollistët e Konyasporit kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e skuadrës së tyre ndaj Karagumruk, me rezultat të thellë 5-1.

Anësori i skuadrës turke, Bytyqi, ka pasur paraqitje fantastike, duke shënuar edhe një gol në këtë takim, ndërsa sulmuesi Cikalleshi ka shënuar edhe dy të tjerë.

Konyaspor gjendet në pozitën e 11-të në Superligën turke me 45 pikë të tubuara. /Gazeta Olle/