Shkëlqimi ndaj Chelseat, Aro Muric me notën 10 në formacionin e javës në Premier League

Ka përfunduar xhiro e 30-të në Ligën Premier me ndeshjen Manchester City – Arsenal që ishte derbi i kësaj jave dhe që përfundoi pa fitues 0-0.

Megjithatë në xhiron e 30-të do të mbahet mend portieri kosovar Arijanet Muric që mori notën 10-të dhe ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley mori në udhëtim te Chelsea 2-2.

Reprezentuesi kosovar bëri 11 pritje në këtë sfidë duke bërë një nga paraqitjet më të mira në karrierën e tij dhe duke zënë vend në formacionin e javës te SofaScore.

Përveç Aros në mbrojtje janë edhe Bradley i Liverpool, O’Shea i Burnley, Ajer i Brentford dhe Josko Gvardiol i Manchester Cityt.

Mesfusha është e mbushur me yje si Rodri, Harrison Barnes, Cullen e Cole Palmer, derisa dy sulmuesit janë Brereton Diaz dhe Alaxander Isak. /Gazeta Olle/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sofascore (@sofascore_official)

Zyrtare: Drenica njofton për trajnerin e rradhës, i cili do jetë deri në fund të kampionatit

Reagim i ashpër nga FC Shkupi, publikon videot e gabimeve të gjyqtarit kryesor