Shkëlqimi i Vrionit në Austri, shënon rregullisht tek skuadra e re

Giacomo Vrioni tjetër gol në Bundesligën Austriake, pas atij finalizimi me 11-metërsh në barazimin me Austrinë e Vjenës.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e Tirolit në elitën e futbollit në Austri, gjeti rrugën e rrjetës, këtë herë përballë LASK-ut, në javën e tretë të kampionatit.

22-vjeçari e pati të lehtë të shtynte topin drejt rrjetës në minutën e 28-të të takimit, pas asistit të marrë nga Anselm, që duhet pranuar kishte meritën kryesore në këtë finalizim.

Gjithsesi, goli i Vrioinit nuk i mjaftoi Tirolit, që u ndëshkua nga Karamoko i LASK-ut në minutën e 60-të.

Skuadra e Vrionit ka marrë tri barazime në tri sfidat e para të kampionatit, duke u renditur në vendin e nëntë.

Dita e diel ishte ditë më fat edhe për Sokol Cikalleshin, që me golin e tij të shënuar që në minutën e 13-të i hapi rrugë fitores 3-1 të Konyasporit përballë Alanyasporit në miqësore.

Çfarë kaosi i madh në Paris, media të shumta e tifozë në pritje të Messit

Zyrtare: Odise Roshi prezantohet tek skuadra turke