Shkëlqimi i madh i Mirlind Dakut në Rusi, sulmuesi shqiptar në garë për dy çmimet kryesore

Mirlind Daku ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Superligën e Rusisë, gjë që ka bërë që të jetë në garë për t’i fituar dy çmime, ka njoftuar të premten klubi i tij, Rubin Kazani.

Sulmuesi Daku është nominuar si futbollist i vitit dhe si sulmues i vitit.

Ceremonia në të cilën do të shpallen emrat e fituesve do të jetë më 26 maj në Moskë.

Tifozët kanë të drejtë të votojnë deri më 13 maj, ndërsa përzgjedhja varet edhe nga votat e ekspertëve.

Daku është duke kaluar formë të mirë këtë edicion me skuadrën e Rubin Kazanit, ku në 29 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.

Për futbollist të vitit janë 32 kandidatë, ndërsa për sulmues dhjetë.

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka pjesë e formacionit më të mirë

Duka: Krenarë që ishim përkrah Kosovës, Vokrri i paharrueshëm