Shkëlqimi i Edon Zhegrovës, tani i rritet vlera në 10 milionë euro

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në kampionatin francez këtë sezon me fanellën e ekipit të Lille.

24-vjeçari në këtë edicion të ri të garave është paraqitur në 15 ndeshje në ligë me ekipin francez, teksa në 12 prej tyre e ka nisur nga minuta e parë.

Zhegrova ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime deri në këtë fazë të sezonit.

Kjo formë e jashtëzakonshme e Zhegrovës ka bërë që vlera e tij në treg sipas Transfermarkt, të rritet për dy milionë euro. Kartoni i tij në treg tani vlerësohet hiq më pak se dhjetë milionë euro.

Anësori i djathtë është paraqitur edhe në Ligën e Konferencës, ku në gjashtë ndeshje të luajtura ka qenë autor i një goli dhe një asistimi.

Zhegrova është bërë pjesë e Lille në janar të vitit të kaluar pas një aventure në Zvicër me fanellën e Baselit, për shumën e shtatë milionë eurove.

Ai ka kontratë me ekipin francez deri në qershor të vitit 2026, por në rast se vazhdon me paraqitje të tilla, nuk do të ishte befasi në rast se në një të ardhme të afërt, ta shohim atë në ndonjë ekip më të madh.

Kryeministri Rama pajis skuadrën e Kombëtares shqiptare me pasaporta diplomatike

Lakers pësojnë humbje befasuese në shtëpi nga Knicks, Clippers vazhdojnë serinë e fitoreve