Shkëlqimi i Drenicës: Lojë e bukur, gola dhe lider në Superligë – synimi Evropa

Drenica e ka nisur fuqishëm edicionin e ri në BKT Superligën e Kosovës, duke qëndruar lider pas shtatë javësh.

Katër fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, me 14 pikë të tubuara është bilanci i kuqezinjve këtë sezon.

Drenica është njohur gjithmonë për lojë të bukur dhe besim ndaj lojtarëve lokal, pasi gjithmonë baza e skuadrës ka qenë me lojtarë të lindur dhe rritur në këtë rajon.

Këtë vit me ardhje e trajnerit të ri, por njohje e vjetër, Tahir Lushtakut, duket se Drenica, po arrin të marrë rezultatet e kërkuara ndër vite.

Ai afër vetës ka ofruar emra që kanë qenë të lidhur me klubin ndër vite si: Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, Sami Geci dhe Bekim Xani.

“Çelësi kryesor i këtyre rezultateve është puna e palodhshme e gjithë stafit tim dhe futbollistëve, sepse qysh nga dita e parë jemi dakordu që vetëm me punë dhe disiplinë të arrijmë rezultate”, ka thënë Lushtaku për Infokus për sukseset e arritura deri më tani.

Lojtarë si Shkëlzen Lushtaku, Genc Hamiti, Arbios Thaqi, Osman Mëziu, Granit Jashari, Kreshnik Uka dhe Hysen Tahiri, krijojnë atë bazën e futbollistëve vendas, që gjithmonë japin maksimumin.

Kësaj kur i shtohen edhe forma e mirë Denilsson dhe Harallamb Qaqit, së bashku me magjinë e të riut Baton Zabërgja, atëherë Drenica po del të jetë e pandalshme.

Athletico Bilbao e Kosovës dhe synimi i tyre për Evropën

Drenica së bashku me Prishtinën janë klubet e vetme që nuk kanë garuar në një rang më të ulët garash prej se luajnë në Superligë.

Kuqezinjtë u ngjitën në elitë në sezonin 1999/2000 dhe që atëherë për janë pjesë e elitës.

Drenica për nga loja në nivel vendi dhe renditja ndër vite në elitë, ngjan me Athletic Bilbaon, klub që kurrë nuk ka rënë nga elita futbollit spanjoll.

Por për të rritur edhe më shumë ngjashmërinë tani kuqezinjtë duhet të prekin Evropën.

Trajneri Tahir Lushtaku thotë se skuadra e tij nuk kënaqet me këto rezultate dhe do ta ulë kokën që të punojë, pasi synim është dalja në Evropë, që mendohet se më lehtë arrihet përmes Kupës së Kosovës.

Drenica në fundjavë luan ndaj Ballkanit si mysafir që zë vendin e dytë me një pikë më pak.

 

 

Toni Domgjoni, prurja e re te Kosova: Lojtar i Vitesses, ka lindur në Kroaci, luan si mesfushor

Sot starton xhiro e tetë, dy ndeshje interesante në program