Shkëlqimi i Cikalleshit, shënoi dy gola në rikthimin fantastik të Konyasporit

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikaleshi, rezultoi vendimtar në fitoren 3-2 të Konyasporit si mysafir i Malatyasporit.

Sulmuesi realizoi dy golat për skuadrën e tij në momentin, kur po humbiste 2-1.

30-vjeçari u aktivizua nga minuta e parë dhe ia shpërbleu besimin trajnerit, duke siguruar një fitore me shumë vlera.

Cikalleshit në minutën e 80-të barazoi me një goditje spektakolare me kokë.

Katër minuta më vonë realizoi golin e fitores, pasi u gjend në kohën dhe vendin e duhur, pranë shtyllës së dytë, duke shtyrë sërish topin drejt rrjetës.

Në kthimin e rezultatin ndihmuan edhe dyshja, Zymer Bytyqi dhe Erdon Daci, që u aktivizuan në pjesën e dytë.