Shkëlqimi i Albin Krasniqit në ndeshjen e parë si titullar te Drita – Ardian Nuhiu ka një armë më shumë tani në mesfushë

Drita ka marrë një fitore të madhe ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat të thellë 4-0.

Arbnor Muja ishte fantastik në këtë takim me dy gola të shënuar, por një tjetër futbollist shkëlqeu në këtë sfidë për gjilanasit.

Mesfushori i talentuar nga Kaçaniku, Albin Krasniqi ka marrë për herë të parë besimin e Ardian Nuhiut për të luajtur nga minuta e parë.

20-vjeçari e shpagoi në mënyrën më të mirë besimin e Nuhiut, duke bërë një ndeshje të madhe ndaj klinasve.

Krasniqi fitoi penalltinë në pjesën e parë, derisa asistoi në golin e dytë të Arbnor Mujës, shkruan Gazeta Olle.

Për Krasniqin kjo ishte ndeshja e tretë këtë edicion, pasi kishte luajtur 16 minuta ndaj Feronikelit dhe nëntë minuta ndaj Drenicës.

Sigurisht që forma e mirë e treguar nga Krasniqi është një lajm i mirë për trajnerin Ardian Nuhiu, që tani ka një armë më shumë në mesfushë për pjesën tjetër të kampionatit.

Duke parë moshën e re dhe formën e mirë, Krasniqi mund të jetë një alternativë shumë e mirë edhe për Përfaqësuesen U21 të Kosovës.

Mbetet të shihet nëse trajneri Nuhiu është bindur nga ndeshja e mirë e Krasniqit dhe do ta aktivizojë atë edhe në derbin ndaj Prishtinës. /Gazeta Olle/

Fillimi i vështirë, të pamposhtur qe tri ndeshje, kënga që ia kushtuan tifozët – Rashica i thotë të gjitha te Norwichi

Mankenda flet për ndeshjen ndaj Besës: Jemi të motivuar ndaj tyre