Shkëlqim Vlladi, sulmuesi që po ‘bombardon’ portat kundërshtare në Zvicër

Talenti 21-vjeçar, Shkëlqim Vladi, është padyshim futbollisti më në formë në ligën e dytë të Zvicrës.

Në pesë javët e para të kampionatit ai ka arritur ta gjejë 6 herë rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një lider absolut te skuadra e Aaraut.

Shqiptari i lindur në Zvicër, është një produkt i akademisë të Young Boys Bern, teksa në duelin e sotëm ndaj Bellizonës, i mahniti të gjithë me het-trikun e shënuar në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti në kampionat.

Vladi arriti të shënonte tre golat e para në minutat 26, 61 dhe 74.

Me këto ritme të frikshme, e ardhmja e 21-vjeçarit pritet të jetë tepër e ndritur.

Blerim Krasniqi do të largohet nga Gjilani, ka oferta nga klube të dy shteteve evropiane

Superliga e Kosovës starton në sezonin e ri, tri super sfida zhvillohen sot