Shkëlqim Demhasaj huazohet te Winterthuri

Shkëlqim Demhasaj është larguar nga Grasshopperi gjatë afatit kalimtar dimëror që ende vazhdon të jetë i hapur në Zvicër.

Sulmuesi nga Kosova nuk kishte hapësira të shumta këtë edicion me fanellën e gjigantit zviceran dhe GC ka vendosur huazimin e tij.

Demhasaj është rikthyer në Challange League, ku për gjashtë muaj është huazuar tek skuadra e Winterthurit.

25-vjeçari ka luajtur këtë edicion në vetëm 15 ndeshje për Grasshopperin, ku në shumicën nga to është inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër.

Ish-reprezentuesi kosovar do të qëndrojë për gjashtë muaj tek Winterthur, skuadër e cila zë vendin e tretë në Challange League dhe po kërkon inkuadrimin në Superligën e Zvicrës, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg pozitës së parë.

Me ardhjen e Demhasajt, sulmi i Winterthur bëhet shumë më i frikshëm, pasi deçanasi e njeh mjaftë mirë Challange League ku ka shkëlqyer më parë me Schaffhausenin dhe GC.

Tek Winterthur ka Demhasaj do t’i gjejë bashkëkombësit e tij si portierin Jozef Pukaj, mbrojtësin Granit Lekkaj, mesfushorët Arlind Dakaj, Eris Abedini, Gëzim Pepsi, e Samir Ramizi si dhe sulmuesin Tician Tushi.

Reja injoron Milanin: Napoli është konkurrenti i vetëm i Interit në garën për titull

Florian Berisha, gjyqtari i ri që premton të ardhme në futbollin kosovar