Shkëlqeu në Kupën e Botës, dy skuadrat e mëdha italiane në garë për Azzedin Ounahi

Inter dhe Napoli janë vendosur në ndjekje të Azzedin Ounahi, lojtar që aktivizohet me Angers në Ligue 1.

Mesfushori spikati në Botërorin e Katarit teksa u shfaq një lider për kombëtaren e Marokut e cila mbërriti deri në gjysmëfinale.

Ndaj, për 26-vjeçarin janë të shumta ofertat me Interi dhe Napolin nga Serie A që po studiojnë mundësitë për të mbërritur te lojtari i cili ka një kontratë deri në vitin 26 me Angers. Në këtë formë, klubi francez ndihet komod dhe nuk e lëshon Ounahi pa një ofertë prej të paktën 20-25 milionë euro.

Një shifër e cila step Interin dhe Napolin, por jo Marseillen. Francezët janë të gatshëm të investojnë për Ounahi dhe për të fituar konkurrencën ndaj klubeve italiane ndërsa për mesfushorin sondazhe po kryhen edhe Barcelona.

Ademi: Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së

“Ti tradhtove vendin tënd” – Tifozët e Brentfordit me akuza të rënda për Harry Kane