Shkëlqeu në edicionin e fundit, Arbios Thaçi rikthehet në Superligë

Ishte njëri ndër mesfushorët më të dalluar në futbollin kosovar vitin e kaluar te Malisheva.

Arbios Thaçi shkëlqeu me paraqitjet e tij tek Malisheva, duke e ndihmuar skuadrën që të rikthehet në Superligë.

Megjithatë, pas përfundimit të kampionatit ai u largua nga kjo skuadër dhe tashmë është gati për aventurën e re.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ushqime

GazetaBlic Sport mëson nga burime pranë klubit se ai tashmë ka marrëveshje me skuadrën e Drenicës dhe rikthimi i tij pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Ai është rritur tek kjo skuadër si dhe ka qenë shtyllë e këtij klubi për vite me radhë në mesfushë.

Ky pritet të jetë formacioni i Llapi kundër Shkupit: Batatina iu beson lojtarëve kryesorë

Zyrtare: Prishtina prezanton ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë