Shkëlqeu me Rapidin, Albion Rrahmani në formacionin e javës në Rumani

Albion Rrahmani ka zënë vend edhe në ekipin më të mirë të xhiros së 28-të të kampionatit rumun. Përzgjedhjen e ka bërë liga rumune, ndërsa 11-shja është publikuar të premten

“Ai është golashënues që secili ekip në Superligë do ta dëshironte. Me dy golat e fundit, ai ka arritur në shifrën e 11 golave këtë edicion, ndonëse ishte i lënduar për kohë të gjatë”, ka shkruar “lpf.ro”.

Rrahmani i shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Rapidit të Bukureshtit ndaj UTA Arad.

Sulmuesi kosovar u shpall më i miri i Rapidit në ndeshjen ndaj UTA-s në bazë të votave të tifozëve të klubit. Mori 53 për qind të votave, ndërsa lojtari i dytë më i votuar i kishte 16 për qind. /Gazeta Olle/

Ish reprezentuesi i Kosovës, Ilir Berisha pensionohet nga futbolli në moshën 32 vjeçare

Kastrioti bind me lojë dhe mposht Vushtrrinë me rezultat bindës