Shkëlqeu me Kombëtaren dhe Llapin, klubi gjerman në garë për Hysenin

Klubi gjerman Greuther Furth ka bërë ofertë për sulmuesin e Llapit, Muhamet Hysenin.

Dhe jo vetëm kaq, Hyseni është edhe futbollist i Kombëtares dhe ishte i suksesshëm, duke shënuar gol kundër Zvicrës për pak minuta në nëntor.

Kështu shkruan në fillim të shkrimit, në gazetën e madhe gjermane “Bild” të martën.

Siç raportojnë mediat gjermane, Furth i ka ofruar Hysenit kontratë deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi kosovar në stinorin vjeshtor shënoi 13 gola në 17 ndeshje në Superligën e Kosovës.

Ai gjithashtu debutoi për Kosovën, duke realizuar ndaj Zvicrës, golin e barazimit në nëntor. Sipas transfermarkt.de, vlera e tij në treg është aktualisht 350 mijë euro.

Përndryshe, Greuther Furth renditet në vendin e pestë në Bundesliga 2, me 29 pikë të grumbulluara pas 17 xhirove.

Observatori i futbollit “CIES” vlerëson një shqiptar mes talenteve botërorë

10 lojtarët e mëdhenj që “varën këpucët në gozhdë” gjatë vitit 2023