Drita ka marrë një fitore të madhe ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 4-0.
Padyshim që ylli i kësaj ndeshje ka qenë sulmuesi anësorë Arbnor Muja.
Ylli mitrovicas i Dritës shkëlqeu në këtë takim me dy gola të shënuar, duke i siguruar gjilanasve tri pikë të mëdha në ditën e lindjes së tij.
Muja ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke thënë se dhurata më e mirë në ditëlindjen e tij ishte fitorja sot ndaj Dukagjinit.
“Faleminderit të gjithëve për urimet që më keni dërguar, dhurata më e mirë për ditëlindjen time ishte fitorja sot”, ka shkruar Muja.
Talenti mitrovicas ka qenë mungesë e madhe për Dritën, pasi pas një lëndimi i mungoi gjilanasve në tetë ndeshje.
Gjithsesi rikthimi i tij i ka dhënë forcë më të madhe Dritës në repartin ofensivë, pasi tani bardhekaltërtit me Mujën në formacion duken shumë më të rrezikshëm. /Gazeta Olle/