Shkëlqeu me Barcelonën, shumë skuadra vihen pas tij

Pas het-trikut me Barcelonën e madhe ndaj skuadrës së Gimnastic, Rey Manaj është vendosur në qendër të vëmendjes nga mediat spanjolle pas paraqitjes së tij fenomenale me një tri-golësh spektakolar.

Sipas asaj që raporton iberikja, “El Mundo Deportivo”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është vendosur në shënjestrën e skuadrës spanjolle Cadiz dhe asaj portugezes Famalicaos.

Paraqitjet e fundit të sulmuesit lushnjar kanë bërë që skuadrat të vihen menjëherë në lëvizje për të.

Manaj aktivizohet tek skuadra e dytë e Barcelonës, por menjëherë sapo iu dha mundësia tek skuadra e madhe e katalanasve ai u tregua i zoti duke realizuar një tripletë, diçka historike për një lojtar shqiptar.

Vera pritet të jetë nxehtë për sulmuesin në këtë afat kalimtar.

Enis Vila i bashkohet Kosovës U19

Brojës ende po i duket si një ëndërr aventura e “çmendur” që sapo ka nisur me Chelsean