Shkëlqen Prishtina

 

Ndeshja e parë e fazës së ‘play-off-it’ e zhvilluar të dielën mbrëma në Prishtinë, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, ka përfunduar me rezultat 92:73 në të mirë të Prishtinës.

Kampionët e rinj të Ligës Ballkanike, ishin skuadër më kërkuese në këtë ndeshje, të cilën edhe e dominuan, duke e fituar edhe me 19 pikë epërsi.